Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin pranë Prokurorisë së Përgjithshme, Ramadan Troci, pasi nuk justifikon pasurinë. Vendimi është marrë nga trupa që drejtohej nga Pamela Qirko, dhe me anëtare Genta Tafa Bungon dhe Suela Zhegun. Troci ka qenë i pranishëm së bashku me avokatin ashtu si në seancën e parë dëgjimore.
Prokurori ka rezultuar i pastër në vlerësimin për figurën, por ka ngecur në rrjetë për pasurinë. Nga analiza financiare është konstatuar se Troci ka një mungesë financiare përgjatë viteve 2004, 2005, 2006, 2007, 2012 dhe 2013. Prokurori Troci ka bërë një deklarim të pasaktë të pasurisë dhe ka fshehur një banesë që ka në Paskuqan.
Sipas hetimeve të KPK-së, gjithashtu rezulton se Troci ka fshehur automjetin me targa AA 077 RT që përkojnë me vitin e lindjes së tij dhe me inicialet të blerë më 2008-tën për të cilin ka mungesë të ardhurash.TIRANE - Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka shkarkuar kryetaren e Gjykatës së Apelit të Vlorës, Alma Liçaj. Trupa gjykuese që shqyrtoi dosjen e Liçajt, Xhensila Pine, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komici, gjeti probleme të theksuara me pasurinë e gjyqtares. Kryegjyqtarja e Apelit të Vlorës rezultonte pronare e 8 apartamenteve në Tiranë dhe Vlorë dhe gjithashtu edhe e tetë automjeteve.
Vetë gjyqtarja ishte e pranishme në seancën e KPK e shoqëruar nga mbrojtja, por nuk preferoi të flasë për mediat. Ndërkohë një ditë para seancës dëgjimore në KPK, Alma Licaj shpalli të pafajshëm ish-kryebashkiakun e Vlorës, Shpëtim Gjika, duke rrëzuar katër akuza në adresë të tij.