Për të disatën ditë radhazi banorët e zonës së Astirit protestuan para Bashkisë së Tiranës kundër shembjes së banesave dhe bizneseve që preken nga punimet e Unazës së Madhe.
Protesta u shoqërua me jo pak tension, ku në drejtim të policisë e cila kishte rrethuar perimetrin e Bashkisë u hodhën shashka, tymuese dhe vezë.