Ora News - Rruga e aksidenteve në Kukës, pusetat pa kapakë, këmbësorët më të rrezikuarit

2018-11-15 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Rruga që të çon në spitalin e Kukësit është kthyer në një prej akseve më problematike në qytetin verilindor për numrin e aksidenteve. Shkak është mungesa e sinjalistikës dhe shkelja e rregullave të qarkullimit, çka rrezikon më së shumti këmbësorët.

Mungesa e sinjalistikës detyruese dhe shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor nga drejtuesit e mjeteve, e ka kthyer rrugën e spitalit në Kukës në një prej akseve më problematike.

Të shumta janë aksidentet e shënuara në këtë segment, një pjesë e të cilëve edhe me pasoja në njerëz.

Këmbësorët thonë se janë më të rrezikuarit.

Mungesa e kapakëve të pusetave dhe dëmtimet e trotuareve apo vetë rrugës janë të tjera problematika në këtë segment.


Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/rruga-e-aksidenteve-ne-kukes-pusetat-pa-kapake-kembesoret-me-te-rrezikuarit