Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shkarkohet nga detyra kryetarja e Gjykatës së Apelit të Vlorës, Alma Liçaj.
Vendimi u dha sot nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Gjyqtarja ishte e pranishme vetë në seancë pa avokat.
Hetimi ndaj saj është kryer vetëm për kriterin e pasurisë.
Alma Liçaj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000.
Përreth një dekade, Liçaj ka punuar si gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë të Vlorës, ndërsa në vitin 2009 u komandua si kryetare e Gjykatës së Apelit të Vlorës, detyrë në të cilën u emërua më pas.
Tre ditë më parë, gjyqtarja shpalli të pafajshëm Shpëtim Gjikën
Vendimi për gjyqtaren Liçaj vjen tre ditë pasi Gjykata e Apelit e Vlorës shpalli të pafajshëm ish kryetarin e bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika.
Ai akuzohej nga prokuroria e Vlorës për katër akuza dhe më konkretisht ?Shpërdorim detyre?, ?Fallsifikim dokumentash?, ?Fshehje të provave të krimit? dhe ?Ndërtim të paligjshëm?. Prokuroria kërkoi 9 vjet burg.
Vendimi u mor të hënën e 12 nentorit nga trupi gjykues i përbërë nga kryesuesja, Alma Liçaj dhe gjyqtarët Petrit Aliaj dhe Iliba Bezati.
Apeli shpalli të pafajshëm edhe ish-shefen e urbanistikës në bashkinë e Vlorës, Doriana Beharaj.
I përfshirë në këtë çështje biznesmeni Artur Haxhi, pronar i subjektit ndërtues ?Turi&MZB? është dënuar me 3 vite burg, konvertuar në tre vite shërbim prove për akuzën e falsifikimit të dokumenteve zyrtar më shumë se një herë.
I fajshëm për akuzën e falsifikimit të dokumenteve është shpallur edhe Ridvan Mersini, i cili është dënuar nga gjykata me një vit burg të konvertuara në dy vite shërbim prove.
Akuzat e ngritura nga prokuroria ne tetor te vitit 2013, Shpëtim Gjika i ka quajtur vazhdimisht politike dhe nuk ka pranuar të ketë kryer asnjë abuzim me detyrë. Duke i qëndruar deri në fund të njëjtit variant.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/kpk-shkarkon-gjyqtaren-e-apelit-vlore-alma-licaj