“Gjyqtarët e Zinj” - Lidhja me krimin, korrupsionin, kumarin dhe imoralitetin - Top Story

2018-11-15 1

Top Story ? Një emision politiko-investigativ që transmetohet çdo të Mërkurë, në Top Channel ? 14.11.2018
Top Story transmetoi mbrëmjen e djeshme, mënyrën se si është kalbëzuar sistemi i drejtësisë, ku gjyqtarët dhe prokurorët kanë krijuar lidhje të forta kriminale. Gjithashtu nëpërmjet intervistave, Top Story nxori në pah vendimet e gjyqtarëve që kanë rënduar direkt mbi kurriz të qytetarëve shqiptarë. Gjyqtarët nuk kanë pasur mëshirë as për personat me aftësi të kufizuar, duke ua bërë të qartë se nuk mund të marrin atë që e meritojnë me ligj.
Pjesë e Top Story ishin edhe skedat e pasurisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve të lidhur me krimin, të cilët rezultojnë milionerë.
Top Story na njohu nga afër me disa nga gjyqtarët që groposën me urdhër politik tragjeditë më të mëdha shqiptare, si Gërdeci dhe 21 janarin. Me prokurorë që mbrojnë kolegët e tyre të korruptuar. Apo edhe prokurorë dhe gjyqtarë që pasuritë e tyre i justifikojnë përmes kumarit apo përmes dhuratave të majme të familjarëve të tyre, burimi i të cilave nuk është mësuar kurrë.