Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
"U prehtë në paqe në nëndhehun e Shqipërisë Mit'hat Frashëri dhe koha pastroftë më tutje baltën, që më së pari i nderuari shqiptar buzëhollë Aurel Plasari dhe unë mesa munda filluam të pastrojmë sot".
Këtë mesazh përcolli shefi i qeverisë shqiptare Edi Rama në fjalimin e gjatë në ceremoninë e riatdhesimit të eshtrave të personalitetit të shquar të Mit'hat Frashërit.
Rama tha se akti i qeverisë për përmbushjen e amanetit të patriotit shqiptar për tu prerë në atdhe duhet të shërbejë si reflektim.
Rama: Ky akt i kësaj qeverie gabimisht të supozuar nga përçarësit si shprehi e një pale të vjetër kundër një tjetre pale të vjetër mbase vlen dhe për një reflektim. Mjaft kemi arsyetuar dhe gjykuar në mungesë. Këtu janë eshtrat e një burri të gjykuar dhe të dënuar në mungesë jo nga një gjykatë, por nga gjyqi i pafundëm rraskapitës i historisë së shkruar nga fitimitarët për të poshtruar të mundurit.
Mjaft kemi trilluar dhe kemi shpifur pa arsyetuar dhe pa gjykuar me ndershmëri dhe ndërgjegje, mjaft me përdorimin dhe shpërdorimin e atyre që nuk janë më duke u vënë në gojë ç'nuk kurrë nuk kanë thënë, madje ç'nuk kurrë as mund të kenë menduar, për ti lëshuar pastaj si flakadanë të përçarjes.
Kryeministri theksoi se kthimi i eshtrave të Mid'hat Frashërit nuk i merr akujt pjesën e tij të historisë dhe aq më pak secilit prej nesh aftësinë e arsyetimit apo gjykimit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rama-riatdhesimi-i-midhat-frasherit-nuk-i-merr-askujt-pjesen-e-vet-te-historise