Pa Gjurmë – U shtrua si kosovar në një spital holandez / Ja deshmia ekskluzive

2018-11-14 2

Pjesa e dytë dt 14 nentor Historia e Marino Muhaj është kthim pas në kohë. Në vitin 1993 emigroi drejt Hollandës. Në vitin 1998 pajiset me dokumenta, ndërsa në nëntor të po këtij viti merr nënshtetësinë nga shteti Hollandez. Gjatë kësaj kohe njihet me emrin Naim Bashaj si Kosovar nga Peja.

Sipas dëshmive të familjarëve, Marino telefononte familjen rregullisht, madje dhe u rikthye në vitin 2006, ku edhe qëndroi për një vit në vendlindje. Në 2007 niset përsëri drejt Hollandës, për të rinovuar dokumentat.

Në qershor të vitit 2007, Marino i nënshtrohet një operacioni në këmbë, për të cilin del me sukses. Nga spitali ku ndodhej telefonon familjen duke i qetësuar se shkonte mirë me shëndet madje se kishte filluar edhe një punë të re. Kjo ka qenë dhe telefonata e fundit bërë nga Hollanda e Marino Muhaj.

E pranishme në studion e emisionit "Pa gjurmë", e ëma e tij, Myrteza Muhaj, i bëri apel të birit që ta telefononte vetëm sa për t'i dhënë që ishte gjallë pasi ajo nuk kërkonte gjë tjetër prej tij.

E mori më para se shokët pasaportën. Nga 2007 nuk kam asnjë lloj komunikimi. T?ja dëgjoj edhe njëherë zërin. Babain nuk e ka më, të paktën të të shoh edhe njëherë me sy. Vetëm më thuaj që jam gjallë, ska problem nëse nuk do të flasësh me mua. Vetëm Zotit i lutem që djali im të tregojë që është gjallë. Të lutem bir mos më harro.

Myrteza Muhaj