Report Tv-Arkitektët holandezë rikonceptojnë bulevardin e Vlorës

2018-11-14 0

Projekti i bulevardit të ri të qytetit të Vlorës, parashikohet të përfundojë para sezonit turistik të vitit 2019. Parashikon një bulevard ndryshe, me parkingje, ndërsa sa i përket lëvizjes së shërbimit urban do të ketë një rikoncpeptim me stola inteligjent dhe korsi të veçanta.

Arkitektët holandezë të cilët aktualisht po merren me detajet estetike të investimit madhor, sëbashku me kryebashkiakun, Dritan Leli kanë parë nga afër punimet, por edhe ndërhyrjet që pritet të kryhen përgjatë të gjithë gjatësisë së bulevardit.

Leli theksoi se dizajnet janë përzgjedhur me shumë kujdes në mënyrë që ti përshtaten projektit. Sipas kryebashkiakut të Vlorës, arkitektët do të kenë akses edhe në përzgjedhjen e llojit të pemëve dhe stolave që do të jenë pjesë dekorative e bulevardit.

Projekti do të përfshijë rrugët, trotuaret dhe rrjetin e kanalizimeve. Në projekt veç bulevardit parashikohet dhe rikonceptimi i sheshit pranë teatrit ?Petro Marko? dhe stadiumit Flamurtari.

Kjo vepër madhore do të financohet nga qeveria shqiptare me mbështetjen e Bankës së Këshillit të Europës dhe zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit në kuadër të programit ?Punët në Komunitet IV (4)?