BOOM: Institucionet nuk e dinë kujt bashkie i përket toka që futi në konflikt dy familje

2018-11-14 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Për dy ditë me radhë emisioni BOOM ka trajtuar shqetësimin e një qytetari nga Patosi, i cili prenton se i është marrë toka nga një tjetër person.

Bëhet fjalë për familjen Kurteshi dhe Hoxha, të cilat janë në konflikt për tokën, e cila ndodhet në kufi mes dy fshatrash Griz Lënginaz dhe Portëz. Kjo çështje ka nxjerrë në pah edhe një problem tjetër, atë të mos njohjes së kufijve administrativë mes Patosit dhe Fierit.

Denoncuesi Medi Kurteshi pretendon se toka i është marrë me patëdrejtë nga familja Hoxha. Çështja është në gjykatë dhe fjala e fundit i takon drejtësisë.

Specialistja e qarkut Fier: Ka një vendim të komisionit të tokës së komunës, por që nuk ka marrë titullin ekzekutiv në qark. Unë kam dhënë zbërthimin e ngastrës, pra ku janë trajtuar dhe vendimin. Ky është vendimi i 2001 që ka bërë komisioni i tokës së komunës së Portëzës. Por ky vendim nuk është egzekutuar në qark. Nga 2000 deri në maj 2008 ka vepruar komisioni i tokës në fshat, në komunë dhe në qark. Pleqësi e fshatit kalonte vendimin në komunë. Vendimi komunës vinte në qark. Mblidhej komisioni i tokës së qarkut me pjesëmarrjen e specialistëve, të kryetarëve kush ishte anëtar këshilli dhe në këtë komision kalonte ky vendim. Dhe mbi bazën e kësaj, del vendimi 31 i komisionit të tokës në qark dhe ky është titull egzekutiv që kur vete për të hipotekuar tokën duhet të kesh këtë vendim. Kjo procedurë nuk ka marrë formë të prerë në qark.

Gazetarja: Përse?

Specialistja e qarkut Fier: Ku di gjë unë tani. Janë shkaktarë ata që s`kanë bërë këtë proces.

Gazetarja: Kush është shkaktari?

Specialistja e qarkut Fier: Ata që kanë qenë antarë të komisionit. Që nga kryetari i komunës së atëhershme e të tjerët me radhë. Kur është ky vendim i komisionit i drejtë, kalon aprovohet në komisionin e tokës në qark, kur nuk është i drejtë, lajmërohet thuhet ky vendim nuk është i saktë për këtë arsye. Pra, kjo duhet të kishte një vendim të komisionit të tokës në qark që qytetari ta merrte këtë, bashkë me atë dhe ta hipotekonte tokën. Medi Kurteshi nuk e ka emrin në formularin 6, formulari 6 ishte bazë mbi të cilën mbushej tapia, AMTP dhe ky nuk e ka.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/boom-institucionet-nuk-e-dine-kujt-bashkie-i-perket-toka-qe-futi-ne-konflikt-dy-familje