Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Muzeu Historik Kombëtar ka çelur ekspozitën në kuadër të 110 vjetorit të Kongresit Manastirit. Fotografitë e ekspozuara pasqyrojnë përpjekjet e rilindasve për hartimin e alfabetit të gjuhës shqipe.
Përpjekjet e rilindasve për hartimin e alfabetit të gjuhës shqipe janë pasqyruar në ekspozitën " Kongresi i Manastirit rruga drejt bashkimit kombëtar".
Në kuadër të 110 vjetorit të ngjarjes me vlera të rëndësishme historike, Muzeu Kombëtar ka ekspozuar fotografitë e delegatëve pjesëmarrës në Kongresin e Manastirit, rrugëtimin e alfabetit të shqipes, por edhe disa prej sendeve të Luigj Gurakuqit, Çerçiz Topullit dhe Mihal Gramenos.
Dorian Koçi, Drejtor i Muzeut Historik Kombëtar: Do të ketë një ekspozitë që nënkupton dhe ka një histori të alfabeteve të shqipes për të arritur në 1908, dhe për këtë gjë janë të ekspozuar edhe aktivistë të lëvizjes kombëtare para kësaj date.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar deri më datën 24 nëntor. Kongresi filloi punimet në 14 nëntor të vitit 1908 në Manastir, ndërsa nismën për thirrjen e tij e mori Klubi Bashkimi. Në Kongres morën pjesë 50 delegatë nga të gjitha krahinat e Shqipërisë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/perkujtohet-permes-ekspozites-110-vjetori-i-kongresit-te-manastirit