Bashkimi Europian kërkon që Shqipëria të zgjidhë sa më shpejt ngërçin e krijuar me emërimin e ministrit të Brendshëm. Ambasadori Luigii Sorecca sqaroi në studion e ?Opinion? se çfarë nënkupton me një Ministri të Brendshme funksionale.
Thotë se po i ndjek zhvillimet politike për këtë çështje ku janë përfshirë Presidenti dhe Kryeministri të cilëve u kërkon që të gjejnë zgjidhje konform tagrit kushtetues.
Vlerësoi punën e ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ndërsa tha se nuk i di arsyet e dorëheqjes së tij.
Lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit sipas tij është aktualisht detyra numër një e Shqipërisë.
Ambasadori nënvizoi se në pranverë, Komisioni Europian do të japë një tjetër vlerësim për reformat përpara se të vendoset për çeljen e negociatave.