Ambasada e SHBA përshëndet dënimin e Shullazit - News, Lajme - Vizion Plus

2018-11-14 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ambasada amerikane ka reaguar pas vendimit të dhënë nga Gjykata në lidhje me grupin Shullazi.Në një postim në faqen zyrtare në ?Facebook?, ambasada shprehet se dita e djeshme shënoi një hap domethënës përpara për qytetarët shqiptarë që kërkojnë dhe meritojnë drejtësi nga sistemi gjyqësor.Ambasada e SHBA thekson se përshëndet shqyrtimin e kujdesshëm të këtij rasti. Sipas ambasadës së SHBA, vendimi I marrë nga Gjykata është një fitore për sundimin e ligjit në Shqipëri.?Dita e djeshme shënoi një hap domethënës përpara për qytetarët shqiptarë që kërkojnë dhe meritojnë drejtësi të vërtetë nga sistemi i tyre gjyqësor. Ne u inkurajuam nga puna e prokurorëve shqiptarë, të cilët, duke u bazuar në prova, bindën gjykatësit e Krimeve të Rënda se një bos i krimit dhe kriminelë të tjerë e kanë vendin në burg. Përshëndesim shqyrtimin e kujdesshëm të këtij rasti. Vendimi i marrë është një fitore për sundimin e ligjit në Shqipëri. Qytetarët shqiptarë tani pyesin ?Kush e ka radhën??