Mafia italiane 1 miliard euro pasuri nga bastet online - News, Lajme - Vizion Plus

2018-11-14 1

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV 1 miliard euro, para kesh dhe pasuri të paluajtshme janë sekuestruar pas një super operacioni të organizuar nga antimafia italiane në 11 shtete.68 persona janë arrestuar deri tani ndërsa në mesin e shteteve ku ka pasur shtrirje aktivitet kriminal me baze sektorin e basteve online ka qënë edhe Shqipëria.Ajo që e bën shumë me interes këtë operacion lidhet me faktin se 3 mafie të mëdha italiane, organizata puljeze, kalabreze dhe siciliane kanë bashkuar për të pastruar shumë të mëdha parash në fushën e basteve online në vende si Austria, Zvicra, Britania e Madhe, Vendet e Ulëta ( Holande, Belgjike e Luksemburg), Serbi, Shqipëri, Malta etj.Hetimet kanë nisur prej kohësh dhe është vënë re nga autoritetet italiane se grupe kriminale të mëdha italiane me bashkëpunim në vendet e lartëpermendura në një kohë të shkurter kanë xhiruar në sektorin online të basteve sportive mbi 4.5 miliard euro. Fitimet e medha investoheshin ne tregun imobiliar, ne blerjen e apartamenteve, hoteleve, bizneseve etj ne shume vende.Mbetet për tu parë se cfarë lidhje konkrete ka Shqipëria në këtë operacion dhe përfshirjen e mundshme të emrave të botës shqiptare të krimit ne këtë mega operacionet teksa detaje të reja do të bëhen të ditura nga antimafia italiane.

Free Traffic Exchange