Ora News - Atentati në Shkodër, autorët djegin motorrin

2018-11-14 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një 31 vjeçar humbi jetën ndërsa një tjetër mbeti i plagosur në një atentat me armë të ndodhur të mrëkurën e 14 nëntorit në lagjen ?Partizani? në Shkodër.

Krimi ndodhi rreth orës 11:15 minuta në vendin e quajtur 'Merkata Rus' një zonë tepër e populluar gjatë ditës në qytetin e Shkodrës.

Dy persona me motoçikletë janë afruar dhe kanë qëlluar me armë në drejtim të dy personave. Ka ende gëzhoja në vendngjarje" informoi gazetari i Ora Neës në një transmetim direkt nga vendngjarja, ora 11: 40.

Personat që janë qëlluar janë Fatos Ferracaku, ai ne sistem kishte mbiemrin Verracaku dhe Fatmir Mehaj.

Ferracaku është dhe i afërm i biznesmenit Arjan Ferracaku i cili u ekzekutua më 1 shtator 2018 po në Shkodër.

"Sot rreth orës 11:15 në lagjen ?Partizani? në vendin e quajtur 'Merkata Rus', dyshohet se dy persona me motoçikletë kanë qelluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit F.V. 31 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Nga të shtënat është plagosur dhe shtetasi F.M., i cili ndodhet jashtë rreziku për jetën nën kujdesin e mjekëve." informoi policia e Shkodrës.

Gjendet motori i djegur

Gazetari i Ora News, Bepin Kolvata informon se kanë qenë dy persona me motor që i kanë dalë para dhe kanë qëlluar.

"Policia ka gjetur dhe një mjet motoçikletë të djegur, që dyshohet se u përdor nga autorët, në lagjen 'Guerrile"."

Policia e Shkodrës e mbështetur nga FNSH Shkodër ka ngritur pika kontrolli dhe në gjithë zonën ku dyshohet se janë larguar autorët.

Po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/shkoder-te-shtena-me-arme-ne-lagjen-rus