Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Mëngjesin e sotëm janë lënë të lirë protestuesit tek zona e Astirit që u shoqëruan mbrëmjen e djeshme në polici pak pasi protestuan në rrugë duke djegur goma dhe flamurin e Rilindjes.
Mësohet se tre prej protestuesve do të ndiqen në gjëndje të lirë.
Deputetet e PD-se Gent Strazimiri dhe Klevis Balliu, dhe Endrit Brahimllari i LSI-së shkuan mbrëmë në komisariatin nr 6, për të kërkuar lirimin e tyre.
Pasditen e së martes (13 nentor), banorët dolën në rrugë duke djegur goma dhe flamurin e Rilindjes, si pasojë u bllokua edhe qarkullimi i makinave.
Prej disa ditësh banorët në Astirit po protestojnë në lidhje me dëmshpërblimet për banesat dhe bizneset që preken nga projekti i Unazës së re.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/dogjen-goma-dhe-flamurin-e-rilindjes-shoqerohen-disa-protestues