Pa Gjurme- Zhduket kengetarin pasi be/ Nena: E rrembyeri klipin me Shpat Kasapin

2018-11-13 1

Pjesa e dyte Dt 13 NentorKëngëtari Renato Hamza është deklaruar i zhdukur që prej 29 qershorit të vitit 2014. Ai humbi që pas videoklipit që realizoi me këngëtarin Shpat Kasapi, i njohur me emrin Reni i Elbasanit. Dyshimet e para ishin se e rrëmbeu ish-e dashura e tij. Lajmi asokohe u bë publik edhe në media. 21-vjeçari i njohur si Reni nuk dihet se ku ndodhet prej mbrëmjes së 29 qershorit. Familjarët e tij bënë denoncimin në Polici duke akuzuar se gjithçka ndodhi për hakmarrje nga ish-e dashura.

Ngjarja nisi vite më parë, kur Reni ishte vetëm 17 vjeç dhe njihet me një vajzë fqinje në qytetin e Elbasanit. Ajo vinte nga Tirana dhe kishte një lidhje jashtëmartesore me Renin, edhe pse ishte 5 vjet më e madhe se ai. Për familjarët, Reni ishte një djalë shumë familjar dhe i dashur me të gjithë. Por ditën e zhdukjes Reni nuk erdhi më në shtëpi, madje fiku edhe telefonin celular.

Po atë ditë Reni është parë në një mjet ngjyrë qumështi me ish-të dashurën brenda, në rrethrrotullimin e 1 Majit. Policia nisi kërkimet, por dy miqtë e Renit që u shoqëruan për t?u marrë në pyetje thanë se nuk e kishin parë. Reni i Elbasanit është shumë i dëgjuar nga publiku. Ai ka publikuar disa këngë në bashkëpunim me këngëtarë e muzikantë të tjerë.