Soreca: BE pret emerimin e Ministrit te Brendshem

2018-11-13 0

Pak ditë pasi kërkoi që Ministria e Brendshme të jetë plotësisht funksionale, Ambasadori i ri i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, tha se Brukseli pret emërimin e Ministrit të Brendshëm.



Gjatë një interviste për gazetarin Blendi Fevziu në emisionin ?Opinion? në Tv Klan, Soreca foli edhe për debatin mes Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Ilir Meta për emrin e Sandër Lleshajt, i cili aktualisht po e drejton këtë ministri nga posti i zv/ministrit.  ?Është e rëndësishme që të jenë brenda kufijve kushtetues dhe të vazhdojnë të punojnë sëbashku për të gjetur një zgjidhje sa më shpejt të jetë e mundur", tha ai.

Blendi Fevziu: A keni ndonjë opinion për dorëheqjen e (Fatmir) Xhafajt?

Luigi Soreca: Publikisht ai nuk i ka treguar arsyet. Sinqerisht që nuk e dimë arsyen e dorëheqjes së tij.

Blendi Fevziu: Keni ndonjë ide.

Luigi Soreca: Ka spekulime, por ky nuk besoj se është roli im. Roli im është që t?u them autoriteteve shqiptare që na nevojitet një Ministri e Brendshme plotësisht funksionale.

Blendi Fevziu: Çfarë është një Ministri e Brendshme plotësisht funksionale?

Luigi Soreca: Ministri e Brendshme plotësisht funksionale do të thotë që ministria duhet ë jetë e aftë të ketë titullarin e vet sa me shpejt. Ne presim që Ministri i Brendshëm të emërohet së shpejti dhe kjo është ajo që ne nënkuptojmë me ministri plotësisht funksionale.

Blendi Fevziu: Por Kemi diskutime mes Presidentit dhe Kryeministrit dhe në këto momente Zoti Ambasador, është çmenduri sepse ne nuk kemi një Gjykatë Kushtetuese, është e paimagjinueshme.

Luigi Soreca: Unë i ndjek vërtetë nga afër zhvillimet në vend. E shoh që Kryeministri dhe Presidenti po diskutojnë me njëri-tjetrin. Mendoj se është e rëndësishme që të jenë brenda kufijve kushtetues dhe të vazhdojnë të punojnë sëbashku për të gjetur një zgjidhje sa më shpejt të jetë e mundur. Ky është synimi ynë, ky është objektivi i BE.

Blendi Fevziu: Duhet një Ministri e Brendshme me një ministër në krye?

Luigi Soreca: Kështu funksionon në çdo vend apo jo?/tvklan.al