Vrasjet kriminale në vend, Rama: Hënkshin kokat e njëri-tjetrit, janë të lutur ta bëjnë

2018-11-13 1

Kryeministri Edi Rama ka folur në "Repolitix" përballë gazetarëve Artan Hoxha, Muhamed Veliu dhe Nikollë Lesi, edhe për ngjarjet kriminale në vend. Kreu i qeverisë theksoi se vrasjet e fundit janë produkt i përplasjeve mes grupeve kriminale, për të cilët preferoi të përdorë një zhargon popullor kur u shpreh: "le të hanë kokat e njëri-tjetrit".

Këta që hanë kokën e njëri-tjetrit, ta dish që sa herë hanë kokën e njëri-tjetrin, nuk ndjej asgjë tjetër veçse një frymëmarrje të thellë, dhe them hënkshin kokat e njëri-tjetrit. Marr frymë thellë? Le të vrasin njëri-tjetrin, janë të lutur ta bëjnë. Këta të fortët që bëjnë të fortin nëpër qytete do zhduken, do e mendojnë mirë kur të dalin nga shtëpia.

Edi Rama, kryeministër