http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë këtë të martë vendimin për anëtarët e grupit të bandës ?Shullazi?Gjykata ka dënuar me 14 vite burg Emiljano Shullazin për akuzat e gjobëvënies dhe krijim grupi të strukturuar kriminal.Gjithashtu gjykata ka dënuar me 12 vite burg Gilmando Dani, Indrit Qyqjen me 10 vite burg, Indrit Zela 10 vite, Blerim Shullazi 9 vite burg.Ndërkohë ne vendimin e saj Gjykata ka dhënë 55 vite burg për anëtarët e bandës së Shullazit, ndërsa Prokuroria kërkoi 64 vite.Në procesin e ditës së sotme të pandehurit nuk ishin të pranishëm në sallën e gjyqit, por u përfaqësuan me avokatët e tyre.Ndërkohë në seancën e kaluar u paraqit mbrojtja e Emiliano Shullazit, ku avokati i tij Vladimir Meçi kërkoi pafajësi për klientin e tij.Trupa gjykuese dha vendimin, pasi u dëgjuan konkluzionet e mbrojtjes së 4 të pandehurve.Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi në total për 5 të pandehurit dënimin me 64 vjet heqje lirie.