Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjykata e Apelit për Krime të Rënda shtyu vendimin për masat e sigurisë ndaj 28 të arrestuarve të operacionit "Vol-vo" 4 mes të cilëve edhe ish-deputetët Arbën Ndoka e Arben Çuko. Këta të fundit nuk ishin të pranishëm në seancë, ndërkohë që i vetmi që foli para gjykatës, ishte Astrit Avdyli. Ai tha se e njeh Vangjush Dakon ndërsa tha se ka biseduar me të në telefon pasi ka besuar tek program i tij pasi tek PS qan hallin.
Gjykata e Apelit për Krime të Rënda zhvilloi seancën për 28 personat e arrestuar gjatë operacionit Vol-vo 4, bashkë me ish deputetët Arben Ndoka dhe Arben Çuko.
Avokatët e 24 personave që janë lënë në masën arrest me burg dhe katër të dyshuarve që janë në arrest shtëpie, kërkuan lirimin e klientëve të tyre duke mos pranuar akuzat e ngritura nga prokuroria. Në seancë kanë munguar dy ish-deputetët Arben Ndoka dhe Arben Çuko së bashku me gjashtë të pandehur të tjerë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/astrit-avdyli-ne-gjykate-rrofte-vangjush-dako-e-ps-aty-i-qaj-hallet