Dënimi i grupit Shullazi, flet avokati Vladimir Meçe: Gjykata nën presion, do ta apelojmë vendimin

2018-11-13 2

Pak minuta pasi Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me 55 vite burg grupin e Emiljano Shullazit, avokati i Shullazit, Vladimir Meçe, ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat. I pyetur nga gazetarët, avokati Vladimir Meçe ka thënë se gjykata ka vepruar nën presionin e politikës por se ky vendim do të apelohet.

Prononcimi i plotë:

Vladimir Meçe: Pati dhe akuza nga gjykata, duhet të binin poshtë këto akuza.

Gazetarët: Nuk dëgjuam asnjë koment për Hotel ish-Vollgën në Durrës?

Vladimir Meçe: Fatkeqësia e kësaj gjykate është se nuk i shpëton dot presionit dhe në fushën që këta operojnë, nuk janë në gjendje të bëjnë dallimin mes të drejtës civile, penale?

Gazetarët: Ju thoni se gjykata veproi nën presion, por ishte gjykata që e shpalli të pafajshëm për kanosjen e dy profesorëve?

Vladimir Meçe: Akuzat ishin të stisura, ju mendoni kështu ne mendojmë ndryshe. Vendimin e Krimeve të Rënda do t?a apelojmë.