Tiranë/ Qendra sociale në Kombinat, 'destinacioni' i vetëm për pensionistët: Kemi zënë miq të mirë

2018-11-13 4

I bashkon qendra sociale por historitë e jetës i kanë të ndryshme, shumë prej tyre dhe mjaft të trishta. Pensionistë të braktisur, të varfër dhe të vetmuar mblidhen cdo ditë në të njëjtën orë, në qendrën sociale ?Të qendrojmë së bashku? në Kombinat, për të kaluar disa orë, më të bukurat e ditës sic i quajnë vetë ata.

Hyda Halipaj është 74 vjec, gjyshi i 38 nipërve dhe mbesave, por që pleqërinë e tij po e kalon në vetmi të plotë. Me lot në sy, ai tregon për Report Tv se nipërit dhe mbesat i ka larg, ndërsa bashkëshortja është e sëmurë. E vetmja mundësi për të kryer disa aktivitete është qendra sociale, aty ky Hyda ka gjetur dhe mjaft miq të mirë.

Këtu është një vend që ne e kemi gjetur një ngrohtësi shumë të madhe, qoftë ,e stafin, qoftë me Drejtoreshën. Unë jam gjysh i 38 nipërve dhe mbesave, i kam të largët, nuk i kam këtu, ata që kam këtu janë në shkolla, nuk kam mundësi tu rri pranë. Kam punuar në Kinostudio, kam shfaqur filma në rrethin e Skraparit, kam punuar 32 vite duke shfaqur filma në ekran.

Hyda Halipaj, pensionist
Të entuziasmuar dhe mjaft të kënaqur, pensionistët tregojnë eksperiencat e tyre, nga udhëtimi i fundit që kishin bërë së bashku.

?Kudo shkojmë, jashtë shtetit kemi vajtur, edhe brenda vendit. Njëherë shkojmë nëpër rrethe, jashtë kemi shkuar, dhe nuk mund të flas edhe më tepër, sepse na janë plotësuar kushtet më së miri?,janë shprehur pensionistët.

Këta të moshuar nuk i bashkon vetëm vakti i drekës, por edhe aktivitete të tjera, si leximi, gatimi apo edhe udhëtimet. Merushe Koxha tregon se i pëlqen të gatuajë për miqtë e saj në qendren sociale, madje tregoi dhe ushqimin që ishte duke përgatitur për vaktin e rradhës, edhe pse në qendër ka plot kuzhinierë.

Free Traffic Exchange