Banoret e Unazes tentojne te hyjnë ne bashki

2018-11-13 1

Për të tretën ditë radhazi banorët e zonës së ?Astirit? protestuan para Bashkisë së Tiranës kundër shembjes së banesave dhe bizneseve që preken nga punimet e Unazës së Madhe.

Në një moment ata tentuan të futeshin me forcë në ambientet e bashkisë, duke u përplasur edhe me forcat e Policisë Bashkiake.

Pas ikjes së protestuesve, kryebashkiaku Erion Veliaj doli në një konferencë ku akuzoi Partinë Demokratike se po nxit banorët kundër një projekti që e ka firmosur vetë Lulzim Basha kur ishte kryetar Bashkie.

?Dëgjoj sot njerëz që unë e di ku e kanë shtëpinë, s?janë fare aty. Mitingashë që merren me qira për çfarëdolloj mitingu. Po Luli është një kalama I llastuar pse me atë do merremi ne? Ai e kishte mundësi që ta bënte dhe autostradën. Meqë doli, ja Lulzim Basha kryear I bashkisë. Letrat për unazën. Ja ku I ka . Taulant Zeneli ka qenë drejtor në bashki, ja për unazën. Si mund të jenë kaq hipokrit. E kanë bërë vetë këtë. Thirrja ime për gjithë banorët që po përdoren padrejtësisht që po përdoren mish për top dhe vijnë te bashkia kur s?ka lidhje fare bashkia. Bashkia është vetëm t?u ndihmojë kush do dorën e bashkisë?.

Veliaj tha se banorët me dokumenta pronësie do të dëmshpërblehen, ndërsa familjet e tjera  do të trajtohen nga programet sociale.

?Kemi ofruar si bashki e Tiranës 3 vite qira, për ata që s?kanë asnjë letër, ta themi troç, që kanë zaptuar tokën e dikujt tjetër, jo tokën e tyre. Erdhën në Tiranë dhe zaptuan tokën e dikujt, në gjurmën e unazës. Ka qenë 2 vite ne do e bëjmë 3. Dihej që në kohën e Adil Çarçanit, shumë prej jush keni lindur pas Adil Çarçanit, nuk e dini fare për kë po flas, por që në kohën e tij këtu kalon rruga, këtu është bulevardi, këtu është Lana, këtu është Liqeni. Ishin po të njëjtët njerëz?.

Velija tha se projekti i unazës së madhe, që përfshin punimet nga Shkolla teknologjike deri tek rreth rrotullimi i shqiponjës, do të lehtësoje trafikun e rënduar në kryeqytet.