http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ish-kryeminsitri Maqedonisë, Nikola Gruevski ka thyer heshtjen pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet maqedonase.Në një postim në ?Facebook?, Gruevski deklaroi se ndodhet në Budapest dhe se ka kërkuar azil politik.Ai thekson se gjatë këtyre ditëve ka marrë shumë kërcënime për jetën, ndërsa bën të ditur se nuk do të heq dorë nga çështjet e Maqedonisë.?Gjatë këtyre ditëve kam marrë kërcënime për jetën. Tashmë jam në Budapest, ku i kam kërkuar autoriteteve hungareze azil politik. Do të ngelem gjithmonë besnik ndaj çështjeve të Maqedonisë. Nuk do të heq kurrë dorë!?