TIRANE - Banorët e ?Astirit? vijojnë protestën në ditën e dhjetë, ndërsa paraditen e sotme tentuan që të futen me forcë në bashkinë e Tiranës.
Të mbështetur edhe nga deputetët e opozitës, banorët, banesat e të cilëve preken nga projekti i zgjerimit të ?Unazës së Madhe? fillimisht kanë bllokuar rrugën, ndërsa më pas tentuan që të hapin derën e hekurt për të hyrë në bashki.
Momenti i tensionit ka zgjatur pak sekonda, ndërsa të pranishme janë dhe forcat e policisë. Banorët i kanë bërë thirrje kryebashkiakut Veliaj që ti presë për të diskutuar për të gjetur një zgjidhje për banesat e tyre.
U bëjmë thirrje që të ulen me banorët. Pse po na dënon me vdekje? Le të vijë të na bëjë varrin atje, por shtëpitë nuk i lirojmë. Ne kemi gabuar për faj të shtetit, kur unë bëra shtëpinë ku ishte ti shtet? Na mbytën. Shtëpitë do i mbrojmë me gjak. Jemi të paligjshëm në truallin tonë.
Banorët e ?Astirit?
Për projektin e unazës së re parashikohet që të prishen 317 objekte, 163 prej të cilëve janë në proces legalizimi dhe do të skualifikohen, 123 janë me vërtetime pronësie. Prishja e ndërtesave të banimit ka shkaktuar reagime nga banorët e zonës. Banesat në "Unazën e Re" janë ndërtuar pas viteve '90 dhe pjesa dërrmuese e tyre nuk janë të legalizuara.