Basha: Nuk do të ketë kompromis me organizatën kriminale të Rilindjes, por zgjidhje politike

2018-11-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar në studion e "360 Gradë" në Ora News tha se nuk do të ketë kompromis me atë që ai e quan organizata kriminale e Rilindjes por zgjidhje politike.

Pjesë nga debati:

Basha: Protesta PD ka organizuar. Protesta nuk është qëllim në vetvete. Por, zgjidhja politike dhe zgjidhja politike që duam të arrijmë ne nuk është thjesht një kompromis politik me mazhorancën. Por një zgjidhje e vërtetë politike që të diktojë ndarjen një herë e përgjithmonë nga ajo që na ka bërë dele të zezë të Evropës, pa zgjedhje të lira, me drejtësi të paralizuar, me institucione të kapura. Nuk do të ketë kompromis, por do ketë zgjidhje politike. Nuk do të ketë partneritet me të keqen, por zgjidhje politike dhe kjo zgjidhje politike nuk do të jetë organizata kriminale e Rilindjes, por Partia Socialiste, e cila në këtë moment duket si skizofreni.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/basha-nuk-do-te-kete-kompromis-me-organizaten-kriminale-te-rilindjes-por-zgjidhje-politike