PD: Rama e Veliaj, afere me Unazen e Madhe

2018-11-12 1

Partia Demokratike publikoi disa dokumente që denoncojnë sipas saj skemën korruptive të qeverisë me projektin e Unazës së Madhe. Opozita thotë se të tre kompanitë fituese janë të paracaktuara, pasi në tendera të ndryshëm ka qenë vetëm një ofertues i vlefshëm.

?Edi Rama dhe Erion Veliaj heshtin për protestën e mbi 2 mijë banorëve, sepse ata kanë vënë në jetë një skemë korruptive me vlerë 40 milionë Euro për më pak se 3 kilometra tek Unaza e Re. ?Skema korruptive është e qartë. Fituesit janë të 3 të paracaktuar. Nga dy pjesëmarrës në të 3 tenderat, kompania e dytë nuk ka bërë ofertë, duke legjitimuar tenderat. ?

Por në një reagim të Autoritetit Rrugor Shqiptar thuhet se procedura është zhvilluar konform ligjit për prokurimet publike, bashkimi i kompanive që fituan tenderin plotësonin të gjitha kriteret dhe asnjë nga operatorët në asnjë rast dhe në asnjë moment referuar ekstraktit të QKB-së nuk ka qenë në proces falimentimi dhe statusi rezulton aktiv.

Projekti është kundërshtuar sërish nga banorët që preken nga prishja e banesave të tyre, duke e zhvendosur protestën përpara Bashkisë së Tiranës. Në drejtim të bashkisë nuk munguan as vezët, ndërkohë që për afro një orë protesta e tyre bllokoi qarkullimin e automjeteve.

Pasi dështuan në përpjekjen për tu takuar me Kryebashkiakun Veliaj, banorët paralajmëruan se nuk do të lejojnë shembjen e shtëpive të tyre pa marrë më parë dëmshpërblimin.

Tv Klan

Free Traffic Exchange