Asnjë masë urgjente nuk është ndërmarrë nga krerët e komunave për zgjidhjen e problemit me qentë endacakë edhe pse së fundmi pasojat kanë qenë tragjike. Kreu i Shkupit Petre Shilegov paralajmëron hapjen e një stacioni të ri për strehim dhe trajtim kurse ai i Komunës së Çairit Visar Ganiu thotë se nevojitet një stacion i përbashkët me Komunën e Butelit.