Gjon Pali i dytë “vjen” në Tiranë - News, Lajme - Vizion Plus

2018-11-12 1

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Tirana ka nderuar Shën Gjon Palin e Dytë. Në 25 vjetorin e vizitës së atit të shenjtë në Shqipëri dhe 40 vjetorin e zgjedhjes si Papa i parë jo Italian, një bust i tij u vendos në sheshin pas Pallatit të Kongreseve.?Në Tiranë, në një kilometër katror mund të gjejmë Katedralen Katolike, mbrapa Galerisë së Arteve, Katedralen Ortodokse, përballë Shtëpisë së Gjetheve, një tjetër kujtesë e atij regjimi të vështirë dhe të rëndë sidomos për ata që ishin besimtarë, përballë Piramidës kemi bustin e Papa Franceskut, kurse këtu përurojmë bustin e Papa Gjon Palit II, e pak metra më tej po ndërtohet xhamia e madhe. Nuk ka një kryeqytet tjetër në botë që në një kilometër katror të jetë i përfaqësuar me të gjitha ngjyrat e besimeve fetare?Kryebashkiaku shtoi se Tirana e lufton ekstremizmin duke krijuar një mjedis që lejon ndërveprimin e mendimeve dhe feve të ndryshme.?Po krijojmë një qytet për të gjithë, pa diskrimimin, një qytet inteligjent, ku të rinjtë mund të mësojnë edhe gjuhën universale të kodimit dhe robotikës, por edhe gjuhën e vjetër të librave të shenjtë.? Ne bashkëpunim me institucionet e tjera, bashkia do të organizoje edhe një konkurs për të përzgjedhur veprën që do të përkujtojë në Tiranë viktimat e komunizmit.