Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri Edi Rama inspektoi punimet në Porin e Vlorës, i cili do të ketë një ndikim të veçantë si porta hyrëse e qytetit. Rama kërkoi që porti t'i shërbejë turizmit dhe të jetë i aksesueshëm nga të gjithë.
Rama: E gjithë sfida tani është të bëjmë planin rregullues të të gjithë zonës që të kthehet në një pjesë të qytetit e gjitha kjo. S?mund të jetë Porti i izoluar nga qyteti. Pastaj të vazhdojmë me fazën tjetër të Lungomares, në krahun tjetër. Por këtu duhet të kemi një plan shumë shpejt që të na lidhet Lungomare me Bulevardin. Kjo është pikë fokale tani.
Pas portit Rama inspektoi punimet e ujësjellës kanalizimeve në Vlorë, për të cilën tha se nëse garantohet përfundimisht zgjidhja e problemit shumëvjecar të kanalizimeve, Lungomare do të jetë një atraksion i vërtetë turistik.
Rama: Ajo që është pak, por e sigurtë është që gjithë plazhi i Lungomares do të jetë plazhi spektakolar dhe më i populluar. Që të bëhet plazhi më spektakolar dhe më i populluar, duhet garantuar përfundimisht zgjidhja e problemit 70 vjeçar të kanalizimeve.
Rama u shoqërua nga kryetari i bashkisë Vlorë, Dritan Leli dhe ministri Damian Gjiknuri, i cili u shpreh se punimet për projektin e sistemit të të gjithë ujërave të zeza fillojnë vitin tjetër.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/rama-ne-vlore-porti-nuk-mund-te-jete-i-izoluar-nga-qyteti