Report Tv - 100 vjet nga fundi i LIB, Meta pjesë e ceremonisë së organizuar nga Macron në 'Élysée'

2018-11-11 0

Presidenti i Republikës, Ilir Meta mori pjesë, me ftesë të Presidentit të Republikës Franceze, Emmanuel Macron në përkujtimin festiv të 100-vjetorit të Armëpushimit të Luftës së Parë Botërore, të zhvilluar me ceremoni simbolike dhe paradë ushtarake në Harkun e Triumfit në Paris.

Në nisje të këtij aktiviteti zyrtar, ku ishin të pranishëm edhe Presidenti i SHBA, Donald Trump, Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres e liderë të tjerë botërorë, Presidenti Meta u prit në një ceremoni shtetërore në Pallatin Élysée nga homologu i tij francez Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë Brigitte Macron.

Free Traffic Exchange