Report TV - Nisin punimet për mbikalimin tek Dogana, hiqet përkohësisht simboli i shqiponjës

2018-11-11 2

Kanë nisur punimet për ndërtimin e mbikalimin në kuadër të projektit për ndërtimin e Unazës së Re tek zona e Doganës në Tiranë.

Siç shihet edhe në këto foto të siguruara nga Shqiptarja.com, simboli i Shqiponjës, i vendosur në këtë shesh me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, është hequr për t?i hapur rrugë ndërtimit të këtij mbikalimi.Vepra e derdhur prej çeliku, 6 metra e lartë dhe me bazament 4 metër, ndodhet në një vend të posaçëm, mëson Shqiptarja.com. Ajo do të rivendoset sërish në përfundim të punimeve.

Ndërtimi i Unazës së Re është një projekt i Bashkisë Tiranë, dhe pritet t?i japë një tjetër pamje hyrjes në kryeqytet. Për të shmangur trafikun që mund të krijohet në këtë rrugë për shkak të punimeve, do të përdoren edhe rrugë të tjera, si ajo e Yzberishtit dhe rruga e vjetër e Ndroqit.

Projekti i Tiranës së Madhe për pjesën nga materniteti deri tek "Shqiponja" ka kushtuar 26.5 miliardë lekë, për një gjatësi prej 27 km. Së shpejti do të nisë edhe pjesa nga Shqiponja në Shkozë.

Për projektin e Tiranës së Madhe, do të prishen 317 objekte, 163 prej të cilëve janë në proces legalizimi dhe do të skualifikohen, 123 janë me vërtetime pronësie dhe pastaj për të tjerat nuk kanë asnjë lloj informacioni.

Prishja e ndërtesave të banimit ka shkaktuar jo pak reagime nga banorët e zonës. Ata kanë dalë në protesta duke bllokuar rrugën tek Unaza e Re në të dyja anët e saj.

Free Traffic Exchange