Xing me Ermalin/ Dajana Shabani: Dita e celebrimit tim ka qene dita me e tmerrshme e jetes time

2018-11-10 18

Ajo është prej vitesh në ekran me emisionin e saj. Bëhet fjalë për moderatoren Dajana Shabani e cila ishte sot e ftuar në ?Xing me Ermalin? në Tv Klan.
E pyetur nga drejtuesi i emisionit Ermal Mamaqi nëse është tip që i pëlqejnë të papriturat dhe nëse i ndryshon gjërat në minutë të fundit, moderatorja pohoi dhe tregoi historin e celebrimit të saj si shembull për ta ilustruar. Ajo tha se përpara se të firmoste, kishte lënë stilolapsin dhe kishte vrapuar jashtë, por më pas kishte firmosur.
?Po kam shumë. Dita e celebrimit tim ka qenë dita më e tmerrshme e jetës time. Theksoj se familja është familje dhe shumë e rëndësishme. Unë isha 7 muajshe shtatzënë kur do bënim celebrimin. Ai ishte veshur me kostum dhe unë me fustan të zi. ?Qyqja grua, ku shkon ti kështu? më tha burri. Nuk jam mirë i thash, isha rënduar shumë. Ndenjta sa ndenjta dhe i thash: Je i sigurt që do të martohesh me mua ti? Po, më tha. Sa do firmosnim unë lash stilolapsin, nuk e bëj dot i thash. Dhe ika, vrapova aq sa munda se isha me bark. Dhe ai i iu thotë atyre: Na falni se e ka nga hormonet e shtatzënisë. Ai doli jashtë dhe më tha të qetësohesha. E pyeta nëse do më lejojë të dal me shoqet për kafe, po më tha. Po për udhitime e pyeta, do ta mendojmë më tha. E shikon që po më vjedh lirinë i thash. Po e hëngra si përfundim. Tani më vjen të qaj./tvklan.al