Është shumë e vështirë që një femër të krijojë një balancim perfekt mes karrierës dhe jetës jashtë saj. Dhe shpeshherë duke u fokusuar tek karriera harrojmë rëndësinë e familjes.
Pikërisht për familjen dhe jetën private drejtuesi i emisionit ?Xing me Ermalin? pyeti gazetaren Anila Basha. Ndryshe nga herë të tjera ajo tregoi se para disa kohësh kishte shkuar tek një hoxhë për të gjetu ?fatin?. Basha tha se hoxha i kishte thënë se i kanë bërë magji dhe se i ishte bllokuar fati. Pasi kishte folur me të hoxha i kishte thënë të digjte disa letra për një javë rrjesht, por siç tregon ajo magjia ishte prishur në ditën e pestë, një natë kur ajo kishte qenë në disko.
Ermal Mamaqi: Ju që bëni karrierë harroni pak veten. Harroni që duhet edhe të martohesh etj, etj. Ti si e ke zgjidhur këtë muhabet? Pse beqare?
Anila Basha: Ok, unë jam beqare, por kjo nuk do të thotë se nuk ka pasur tentativa.
Ermal Mamaqi: Kam dëgjuar që ka disa këtu që bëjnë magji...
Anila Basha: Kam shkuar, kam shkuar... Me këtë rast kujtoj kolegen Rudina Xhunga e cila tha: Unë u martova kur lash kishat dhe xhamiat, atëherë më doli fati. Dhe unë thash i la Rudina dhe po i filloj unë.
Ermal Mamaqi: Çfarë bëre ti? Ke shkuar në kishë?
Anila Basha: Jo, jo. Diku këtu në Dajt më thotë një nënë që është një hoxhë. Dhe unë i thash: Do vi ta provoj një herë, por nuk doja të shkoja paradite se mos kishte shumë njerëz dhe më njihnin. Dhe e lam të shkonim në orën 3 pasdite.
Ermal Mamaqi: Që të jemi të qartë, ai nuk ishte hoxhë që shkonte në xhami, punonte privatisht...
Anila Basha: Nuk e di, nuk i mora CV me thënë të drejtën. Shkuam direkt në Dajt dhe kur shoh, kishte akoma njerëz, njëri kishte lopën, tjetri dhinë dhe unë isha e 10-ta në radhë. Unë prisja burrin në radhë. Hyra brenda dhe ajo nëna i tha hoxhës: Dikush i ka bllokuar fatin.
Afrohu pak më tha hoxha. Qyqja mendova: Do me m?kap hoxha me dorë. Vajta u ula përballë hoxhës dhe më tha: T?kan bërë magji. Mori një fletë, e ndau në shtatë copa dhe më tha: Këto letrat çdo natë në orën 12 do ti djegësh një nga një në ballkon duke parë hënën dhe hirin do ta hedhësh në një rrënjë trëndafili. I mora letrat dhe nisa çdo natë unë: O Zot ma zhblloko fatin. Kur isha në Opinion i thash Fevziut mbaro shpejt se kam për të djeg letrën. Por ditën e premte më marin në telefon shoqëria që të shkonim në disko, por unë kisha hallin e letrës. Vajta në disko dhe në 23:30 dola jashtë të digjia letrën dhe i kërkova banakierit më jep një pjatë. Sa mora pjatën dola jashtë dhe pas meje radha 20 veta, ishin duke më ardh nga pas. Ikni iu thash se do djeg letrën se kam hall burri.
Si përfundim nuk u bë ajo gjë. M?u prish magjia ditën e pestë./tvklan.al