Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Simboli i Shqiponjës së vendosur në 100-vjetorin e Pavarësisë është hequr nga sheshi "Shqiponja" mbrëmjen e së premtes, duke i hapur rrugë Unazës së Madhe të Tiranës. Monumenti u vendos aty 6 vite më parë, ndërsa në vend të tij do të ndërtohet një mbikalim me tre nivele që do të lehtësojë trafikun.
Sheshi ?Shqiponja? në Tiranë tashmë do të identifikohet vetëm nga kjo pllakatë, pasi Monumenti që i dha emrin është hequr mbrëmjen e së premtes.
E derdhur e gjitha në çelik dhe me një lartësi 6 metra, Shqiponja u vendos në rrethrrotullimin e Doganës në nëntor të vitit 2012 si simbol i 100 vjetorit të Pavarësisë.
Gjatësia e Unazës së Madhe shkon në 27 kilometra, ndërsa pikërisht në këtë vend do të ndërtohet një mbikalim me tri nivele që do t`i japë zgjidhje trafikut në kryeqytet.
Ndërkohë sipas projektit, ky segment rrugor nga "Pallati me Shigjeta" te sheshi "Shqiponja", në të cilin qarkullimi i mjeteve kryhet me vështirësi, do të përbëhet nga tri korsi.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/hiqet-shqiponja-punimet-e-unazes-se-madhe-nisin-me-largimin-e-monumentit