Ora News - Gjykata që duhet të jetë garant i Kushtetutës, funksionon vetëm si Sekretari

2018-11-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Institucioni më i lartë i mbrojtjes së ligjit themeltar të shtetit, Gjykata Kushtetuese, funksionon vetëm si Sekretari, ku të interesuarit mund të dorëzojnë padi të cilat mbeten stok në sirtarë.

Në periudhën janar-mars, ky institucion ka marrë vetëm një vendim, ndërsa sot 2 anëtarët e mbetur, njëri prej tyre Vitore Tushaj, me mandat të mbaruar, është propozuar për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Në këto kushte, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk mund të mblidhen jo vetëm për vendimmarrje, por as në dhomën e këshillimit.

Ngërçi në institucion filloi me mbarimin e mandateve të anëtarëve që nuk u zëvendësuan dhe vazhdoi më pas me shkarkimet në vetting.

Për vitin 2018 pranë këtij institucioni janë dorëzuar 107 padi, ku vetëm vetëm për njërën gjykata është shprehur.

Disa ditë më parë, kreu u Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, në një intervistë për Ora News, tha se ky institucion mbetet peng i organit të ri të ngritur me reformën në drejtësi, Këshillit të Emërimeve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/gjykata-garante-e-kushtetutes-qe-funksionin-vetem-si-sekretari

Free Traffic Exchange