Ora News - Ndotja nga automjetet, Inspektoriati i Mjedisit kontrolle të ashpra për shkarkimet

2018-11-10 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Automjetet do të kontrollohen për shkarkimet e gazrave në ajër edhe pasi kanë kaluar kolaudimin. Ministria e Mjedisit deklaron se në rast se do të konstatohet se janë bërë abuzime gjatë kolaudimit dhe nuk janë respektuar standardet, atëherë do të ketë penalizime.

Inspektoriati i Mjedisit do të nisë kontrolle në terren për të vlerësuar nivelin e shkarkimit të gazrave nga automjetet edhe nëse ato kanë kaluar kolaudimin.

Drejtoresha në Ministrinë e Mjedisit, Klodi Marikaj, sqaron se nuk do të ketë dy kolaudime në vit por më shumë kontroll ndaj automjeteve që qarkullojnë dhe ndotjes që shkaktojnë.

Rikontrolli do të bëhet pa pagesë.

Klodi Marikaj: "Pas daljes nga kolaudimi të mos rezultojë me katër apo pesë, do të thotë që është kryer një proces, po themi, mashtrimi nga këto institucione të cilat bëjnë procesin e kolaudimit dhe kjo nënkupton, në bazë të ligjit dhe në bazë të vendimit të Këshillit të Ministrave, që të gjitha subjektet që bëjnë abuzime të tilla, do t'i nënshtrohen masave administrative, të shoqëruara edhe me kosto financiare."

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ndotja-nga-automjetet-inspektoriati-i-mjedisit-kontrolle-te-ashpra-shkarkimet