Ekstremisti Karathanos: Nuk kam bërë thirrje raciste - News, Lajme - Vizion Plus

2018-11-10 2

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryetari i shoqatës së vorioepirit Babis Karathanos i cili mori pjesë në varrimin e Kostandinos Kaçifas në Bularat dhe më pas u shoqërua në komisariatin e Gjirokastrës është rrëfyer në një televizion grek. Ai ka folur pas vendimit të Tiranës zyrtare për shpalljen e 52 shtetasve grekë si persona non grata në Shqipëri duke mos mohur qe edhe ai te jete mes tyre. BABIS KARATHANOSKRYETAR I SHOQATES SE VORIO EPIRITKa shumë mundësi që mes 52 personave të shpallur non grata të jem edhe unë, nuk është hera e parë, edhe Berisha na bëri persona non grata. Kacifa mund të ketë bërë gabim që përdori armë. Ishte i ngarkuar sepse i ulën flamujt por nuk qëlloi njeri me armë. Kur policia shqiptare mendon se ne paskemi bërë këto gjëra pse nuk na çuan në gjykatë, pse na liruan. Por Karathanos nuk pranoi te kete bërë thirrje raciste antishqiptare ndersa tha se ata qe bene nje gje te tille ishin vetem tre, ose kater persona. BABIS KARATHANOSKRYETAR I SHOQATES SE VORIO EPIRIT Nese dikush thërret vet dicka ekstremiste, kjo nuk karakterizon dhe të tjerët. Pati në disa momente në varrim nje grup 4-5 personash të cilën thërrisnin shprehje ekstremiste, por menjëherë edhe pjesëtarët e familjes së Kaçifës edhe të tjerë thanë jo, nuk lejohet, këtu duhet respekt për të vdekurin. Karathanos e quajti te padrejte vendimin e ministrise se brendshme qe shpalli 52 persona non grata. Ai tha se nese do te kishin shkalur ligjet atehere autoritetet shqiptare do ti mbanin ne komisarjat e nuk do ti lironin. KARATHANOS MOHON AKUZAT?NUK KAM BERE THIRRJE RACISTE KUNDER SHQIPTAREVE?

Free Traffic Exchange