Hapet qendra e inovacionit për fëmijët në Tiranë - News, Lajme - Vizion Plus

2018-11-10 1

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Një qendër e re laboratorike e inovacionit ka marrë jetë në Tiranë, ku fëmijët e kryeqytetit mund të mësojnë kurrikulat më të avancuara ndërkombëtare në robotikë, shkencë, teknologji, inxhineri dhe matematikë. Kreu i bashkisë, Erion Veliaj, shprehu gatishmërinë e Bashkisë për të mbështetur nisma të tilla. Erion Veliaj: ?Sot bashkia është në gjendjen më të mirë financiare dhe mund të japë subvencione, në formë bursash për fëmijët. Një qytet ka shumë sfida, por njerëzit nuk jetojnë vetëm me bukë; jetojmë edhe me këngë, art, kulturë, muzikë e libra. Por, jetojmë edhe me njohuri dixhitale. Kjo është arsyeja pse kemi vendosur që këtë vit, një pjesë të buxhetit që i japim organizatave të Shoqërisë Civile, të kalojë në fushën e teknologjisë dixhitale?. Veliaj u shpreh i bindur se kjo nismë do të përqafohet nga të rinjtë dhe fëmijët. ?Kur filluam projektin e shkollave komunitare, krejt papritur 62 shkolla sot janë plot me kurse sportive. Shumë njerëz më thoshin: Jemi shumë mbrapa, nuk e kapim dot teknologjinë. Por, sot u pagua ora e 1 milionë e parkimit me SMS në Tiranën tonë. Pra, jemi në fazën kur janë paguar 1 milion orë parkimi me SMS ose e thënë ndryshe, 70% e parkimit në Tiranë po bëhet me celular. Kurse vendi nga e kopjuam nismën, Nurenbergu, akoma nuk kanë kapur 40%. Ne sot nuk kemi lekë për tram dhe metro, por mund të kalojmë menjëherë tek autobusët dhe makinat elektrike? Hapja e kësaj qendre inovacioni në Tiranë sjell disa prej programeve ndërkombëtare.