Report Tv - “Lleshi”/ Meta fut në lojë Ruçin: Bashkëpunim i 3 institucioneve

2018-11-10 1

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi ka reaguar këtë të shtunë në lidhje me ripropozimin për emërimin e gjeneralit Sandër Lleshaj si Ministër i Brendshëm. Presidenca ka bërë të ditur se President Ilir Meta ka nisur tashmë procesin e bashkëpunimit me institucionet përgjegjëse për të marrë përgjigje të qarta, të plota dhe shteruese ndaj të gjitha çështjeve që Presidenti nuk mundi të sqarohej herën e parë, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme për bashkëpunim. Ai është shprehur se Presidenti ka vendosur të informojë mbi kërkesat e tij edhe Kryetarin e Kuvendit.

Procedura e emërimit të një ministri është proces bashkëpunimi i detyrueshëm e kushtetues midis tre institucioneve (Kryeministri, Presidenti, Kuvendi). Presidenti Meta është i vendosur të përmbushë përgjegjësitë e tij kushtetuese me rigorozitet dhe brenda afateve kushtetuese, vetëm në interes të respektimit të Kushtetutës dhe forcimit të sigurisë kombëtare ku Ministria e Brendshme ka një rol kyç.

Tedi Blushi, Zëdhenës i Presidentit Ilir Meta