Tensione mes partnerëve të koalicionit qeveritar LSDM ?BDI rreth propozimit për heqjen e shtesës për fëmijën e tretë. Alsat mëson se për tejkalimin e dallimeve rreth kësaj çështjeje do të angazhohen liderët e dy partive, Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti. Nga BDI paralajmërojnë se propozimi i tillë do të hidhet poshtë në seancë të qeverisë dhe nuk do të mbërrijë në institucionin ligjvënës.