Banorët e ‘Astirit’ bllokojnë sërish unazën, tension në protestë, shoferi godet operatorin e TV

2018-11-10 1

TIRANE-Banorët e zonës së ?Astirit? protestuan sërish paraditen e sotme duke bllokuar unazën për rreth një orë, ndërsa ka pasur edhe disa momente tensioni mes tyre dhe drejtuesve të makinave, kur njëri prej shoferëve tentoi të kalonte.

Nga incidenti është lënduar në sy një nga operatorët e televizioneve, pasi njëri nga drejtuesit e mjeteve i ka thënë ?mos filmo? dhe më ka dalë nga makina duke e goditur me grusht, ndërsa i ka thyer edhe kameran.

Protestuesit shprehen se nuk kanë asnjë zgjidhje tjetër prandaj kanë bllokuar rrugën, ndërsa shtojnë se pronat e tyre do i mbrojnë me gjak. ?Iu kërkojmë ndjesë shoferëve por nuk kemi zgjidhje tjetër me këtë qeveri të korruptuar. Prona është e shenjtë, mbrohet me gjak. Do ta mbrojmë si ata në Kukës?.

Free Traffic Exchange