TIRANE-Magjistratët e diplomuar të cilët ishin në pritje për t?u bërë prokurorë e gjyqtarë padisin në gjykatë kryeprokuroren Arta Marku, këshillin e lartë të drejtësisë dhe këshillin e ministrave për mos emërimin e tyre në detyrën e prokurorit dhe gjyqtarit.
Padia është depozituar më 26 shtator 2018 në gjykatën administrative të apelit aty ku pritet që gjyqtarja Elvana Cicolli të vendos nëse do pranoj padinë e magjistratëve të cilët duan të bëhen pjesë e sistemit apo do pranojë prapësimet e të paditurve që kërkojnë rrëzimin e saj.
ReportTv është interesuar pranë magjistratëve të cilët shprehen se padia lidhet me faktin se prej korrikut ata nuk marrin më pagesë por nga ana tjetër as nuk emërohen edhe pse ka vende bosh.
Pak kohë më parë ishte KLD dhe Kryeprokurorja Marku që sqaruan arsyet e mosdekretimit me faktin se ligji i ri nuk ja u njeh këto kompetenca të cilat i kanë kaluar këshillit të lartë gjyqësorë dhe këshillit të lartë të prokurorisë.
Sipas legjislacionit magjistratët 16 prej tyre nga cdo grup të ndarë në 8 prokuror e gjyqtarë pasi mbarojnë shkollën bëjnë një stazh të paguar me gjysmën e pagës.
Në përfundim të stazhit ata emërohen në detyrë gjyqtarët nga KLD dhe prokurorët nga prokurori. Ndërsa sipas reformës në drejtësi dhe ligjeve të reja këto kompetenca i ka KLP, këshilli i lartë i prokurorisë dhe KLGJ, këshilli i lartë gjyqësor.