Ora News - Tiranë-Durrës: 21 gjoba për 6 orë

2018-11-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Autostrada Tiranë-Durrës mbetet një aks problematik për shkak të tejkalimit të shpejtësisë nga drejtuesit e mjeteve.

Në kuadër të masave shtesë në fundjavë, policia rrugore ka kryer kontrolle me Radar me qëllim parandalimin e aksidenteve.

Në faqen zyrtare të policisë, njoftohet se prej ores 20.00 te mbremjes e deri ne oren 02.00 te mengjesit të së shtunes, janë konstatuar 21 raste te tejkalimit te shpejtesisë me dyfishin e normës së lejuar.

Më konkretisht, policia ka kapur drejtues mjetesh që lëviznin me shpejtësi që varionin nga 150 km/h deri në 176 km/h, duke u kthyer ne rrezik potencial per sigurine e jetes.

Për këtë arësye efektivat e rrugores kanë vendosur masa administrative me gjobë dhe me pezullim patente për 21 drejtuesit e mjeteve të kapur në shkelje të limitit të shpejtësisë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/tirane-durres-21-gjoba-6-ore