Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Zëvendësministri i Brendshëm, Sandër Lleshi, të cilit Kryeministri i ka dhënë kompetenca për të drejtuar Ministrinë e Brendshme, duket se më shumë ka merak paraqitjen e punonjësve të policisë sesa punën që ata duhet të bëjnë kundër krimit.
Në një urdhërese të shpërndarë që në ditët e para të punës së tij, vihet re se nga 19 pika që ajo ka, 8 prej tyre kanë të bëjnë vetëm me sjelljen e punonjësve.
Pas urdhrit që asnjë punonjs të mos rrijë në lokal gjatë orarit zyrtar, një çudi tjetër ka tërhequr vëmendjen e punonjësve të rendit.
Punonjës policie mbi peshë ose bark derra siç shkruhet në urdhrin e Lleshit, nuk duhet të vendosen për të kryer shërbimin në vende të dukshme.
Fjala e përdorur për të cilësuar punonjësit mbi peshë është fyerje ta, por duket se kjo nuk i ka bërë përshtypje zëvendësministrit Lleshi.
Nuk dihet nëse ai vetë e ka parë këtë urdhër që mban firmën e zëvendësdrejtorit për Sigurinë Publike, Dhimitraq Ziu, dhe që është me etiketime të tilla aspak të denja për atë se çfarë duhet të përmbajë një shkresë zyrtare.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/cudit-sander-lleshi-policet-bark-derra-sherbim-vetem-ne-vende-te-padukshmeurdhri