Ora News - Tirana së shpejti me një tren elektrik, por që do punojë me karburant dhe energji

2018-11-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në Tiranë do të kthehet stacioni i trenit, por kryetari i bashkisë Erion Veliaj shprehet se nuk bëhet fjalë për vendosjen e lokomotivave të vjetra, por për trenin elektrik.

Veliaj: Lajmi i mirë që na erdhi nga Edi dhe Damiani është se do t?i rikthehemi trenit të Tiranës, aty ku ka qenë stacioni i trenit. Risia është se do të kemi një tren elektrik në Tiranë. Kemi zgjedhur një tren hibrid, i cili do të punojë me karburant pasi lë Tiranën, por sa hyn në Tiranë, do të punojë me energji elektrike.

Duke folur për investimet në njësinë bashkiake numër 9, Veliaj tha se bulevardit ?Zogu I? do të transformohet në një zonë të dedikuar për turistët.

Veliaj: Ambicia jonë është që Bulevardi ?Zogu I?, nga ish-Stacioni i Trenit deri tek Sheshi ?Skënderbej? të transformohet në një rrugë shopingu, siç kemi bërë me pjesën e Pazarit të Ri; për këtë do të rregullojmë të gjitha fasadat, do ta zgjerojmë akoma më shumë trotuarin, do të kemi 4 sheshe dhe 4 ?piaceta?. Do të jetë një nga rrugët më të bukura në Tiranë, pa dalluar shumë nga Bulevardi i Ri.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/tirana-se-shpejti-me-nje-tren-elektrik-por-qe-do-punoje-me-karburant-dhe-energji