S'kanë marrë rrogat prej një viti, 600 punonjës të Bypass-it të Fierit bllokojnë rrugën nacionale

2018-11-09 0

Janë 600 punonjës të Bypass-it të Fierit të cilët nuk janë paguar për periudhën korrik 2016 deri në janar 2017 dhe për rrjedhojë kanë zhvilluar sot një protestë, duke bllokuar aksin nacional Fier-Lushnje, në Mbrostar.

Në date 1 nëntor në takimin që kanë zhvilluar me ministrin Damian Gjiknuri punëtorëve iu është premtuar se në dakordesi me kryeministrin po përgatitet një VKM për të kryer pagesat.

?Ne kërkojmë qe ky premtim i ministrit të behet publik dhe të behet një marrëveshje ligjore ndërmjet shtetit dhe kompanive. Ne nuk lejojmë rifillimin e punimeve pa u shpërblyer duke krijuar barrikadë njerëzore. Për 7 muaj punime nga muaji korrik 2016 deri në janar 2017 ne jemi të papaguar?- shprehen punonjësit.