Ora News - Hyn me çifte në lokal dhe ekzekuton administratorin e njësisë Kotë në Selenicë

2018-11-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Administratori i njësisë administrative Kotë, të Selenicës është ekzekutuar rreth orës 14:55 teksa ishte në një lokal në qendër të fshatit Kotë.

Nga informacionet e para mësohet se viktima, Fatmir Hodo, 64 vjeç është qëlluar me çifte nga një person i cili e ka goditur sapo ka hyrë në lokal.

Nuk dihen ende shumë detaje mbi rrethanat dhe motivin e këtij krimi ndërsa policia informon se ka identifikuar dhe arrestuar autorin brenda një ore.

Në pranga ka përfunduar Admir Delaj, rreth 43 vjeç, nga fshati Gumenicë. Ai është arrestuar në banesën e tij.

Policia ka sekuestruar dhe makinën e autorit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/vritet-administratori-i-njesise-admistrative-kote-ne-selenice