Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Frenimi i ndotjes mjedisore në zonat e mbrojtura apo në lumenjtë e vendit ishte kërkesa e deputetëve të PS ndaj Ministrit të Mjedisit dhe Turizmit. Madje socialistët i kërkuan ministrit të tyre të marrë masa penalizuese ndaj njësive vendore që nuk ushtrojnë kontrollet ndaj atyre që shkaktojnë masakër mjedisore.
Masakra mjedisore në Shqipëri është kthyer në shqetësim për deputetët e Komisionit Parlamentar të Veprimtarisë prodhuese.
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi gjatë raportimit për buxhetin e vitit të ardhshëm u shpreh se do tu hiqen licensat subjekteve që ndotin ambientin.
Eglantina Gjermeni: Kërkoj ndërhyrje konkrete tek masakra mjedisore që është bërë në Krastë të Krujës, por edhe ndotja e ajrit.
Blendi Klosi: Brenda pranverës së vitit të ardhshëm të gjithë guroret që ushtrojnë aktivitet në zonën që ju përmendët, do të largohen nga ajo zonë.
Klosi gjatë raportimit për buxhetin e vitit 2019 u shpreh se vitin e ardhshëm do të ketë investime në infrastrukturën turistike si dhe shumë kompani kanë shprehur interes për të investuar në hotelet me 4 dhe 5 yje.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/klosi-ne-2019-do-te-mbyllim-guroret-ne-kraste-te-krujes