Në Vetting prokurori që arrestoi Fullanin dhe Shpëtim Gjikën, KPK: Troci ka fshehur pasurinë

2018-11-09 0

TIRANË- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zhvilluar ditën e sotme seancën dëgjimore të prokurorit të Prokurorisë së Përgjithshme, Ramadan Troci. Trupa që po rivlerëson figurën e Trocit drejtohet nga Pamela Qirko, dhe me anëtare Genta Tafa Bungon dhe Suela Zhegun.

Prokurori Troci ka zgjedhur të jetë i pranishëm në seancë dëgjimore, i shoqëruar nga avokati Ardian Leka. Sipas raportit të ILDKPI-së, prokurori Troci ka bërë një deklarim të pasaktë të pasurisë dhe e ka fshehur një banesë që ka në Paskuqan.

Por pavarësisht raportit të ILDKPI-së, KPK ka kryer hetime të pavarura.

Nga hetimi ynë i pavaruar kontrolluam dokumentat pranë ILDKPI-së, provat e depozituara nga vetë z. Troci. Dokumentat janë marrë pranë institucioneve shtetërore. Ndërsa hetimi është kryer për të tre kriteret e rivlerësimit: atë të pasurisë, aftësive profesionale dhe pastërtisë së figurës.

KPK